Besim Shala së bashku me Blerim Beqirin kanë qenë të përcaktuar si ndihmëstrajnerë të Fatmir Muhaxherit në Kombëtaren e Kosovës U-18 (meshkujt).
As Shala e as Beqiri nuk iu bashkuan në përgatitje në Slloveni.
Shala tregon se për këtë punë e ka njoftuar Federatën e Hendbollit të Kosovës.
“Po, edhe e vërtet që jam kontaktuar për me qenë pjesë e kombëtares U18, por dhe trajner i kampit i cili u mbajt më herët në Gjakovë.
Unë falënderoj Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe bordin e saj për mundësin të cilën ma kanë dhënë.
Arsyet pse nuk jam bashkangjitur kombëtares U18 në Slloveni dhe Estoni, ku janë zhvilluar ndeshjet, se kam pasur angazhime familjare për të cilat kam njoftuar dhe Federatën, por ne do të bashkëpunojmë në të ardhmen”, përgjigjet Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.