Hendbollisti Dario Petrovski u prezantua më shumë bujë por ndodhi e papritura me hendbollistin e Maqedonisë së Veriut!
Hendbollisti ikë nga Kastrioti, ia mbath dika tjetër, sipas burimeve tona, thuhet se do të vazhdojë në Portugali.
Këtë rast të çuditshëm pritet të sqarojë kryesia e Kastriotit, aktualisht është i pamundshëm kontakti me ta.
Dario Petrovski, 24 vjeçar dhe i gjatë 191 centimetra, u prezantua si përforcim adekuat, që kishte luajtur për BM Guadalajara nga Spanja dhe HC Europharm Pelister.
Është e habitshme se si një hendbollist vjen e prezantohet dhe e ndërron mendjen brenda pak ditëve.