Klubi i hendbollit Ferizaj, me trajnerin Granit Sahitin, janë shembulli më i mirë se si punohet me gjeneratat e reja.
Një klub që nuk i ka as katër vite që u themelua, është kampion i Kosovës në vitin 2020 për seniore, sivjet me kadetet, po bëhet një model për ekipet e reja.
Ferizaj katër talente i ka në mesin e senioreve.
“Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë 4 vajzat e Akademisë tonë të cilat këtë vit do të kalojnë në ekipin A: Elena Bytyçi, Mirjeta Dinolli, Flaka Hoti dhe Albesë Dervishi.
Puna e madhe që është bërë në ekipin tonë me gjeneratat e reja, po jep frytet e saj...”, njofton KHF Ferizaj.