Hendbollistet e Çairit gjatë fundjavës që vjen (3 dhe 4 shtator) do të marrin pjesë në një turne ndërkombëtar “Visit Sarajeva Cup”-2022 në Bosnjë e Hercegovinë, pak para fillimit të sezonit të ri në Ligën e Femrave.
Çairaset do të luajë në një turne në Sarajevë, ndërsa në grup do të jenë me skuadrat e Ilidzës dhe Minakva Vojvodinës.
Pas ndeshjeve në grupe më 3 shtator, hendbolliset e Çairit do të luajnë edhe një ndeshje më 4 shtator, varësisht nga renditja.
Më herët, hendbollistet nga Çairi ishin përgatitur në Serbi, ku kanë luajtur një ndeshje kontrolluese kundër skuadrës së Borit, e cila ka përfunduar me barazim 37-37.
Krahas ndeshjeve në skenën vendore në Ligën e Femrave, skuadra e Çairit do të performojë edhe në skenën ndërkombëtare në Kupën e Evropës, ku do të përballet me skuadrën kosovare, Istogu.