Klubi i Bosnjës dhe Hercegovinës, Graçanica, ka lëshuar në shitje 700 bileta për ndeshjen ndaj Kastriotit të Ferizajt, e cila do të zhvillohet në fund të javës së ardhshme në kuadër të rrethit të parë të Kupës së EHF-it në hendboll (meshkujt).
Të dy ndeshjet luhen në Graçanicë me marrëveshje të klubeve.
Ndeshja e parë luhet me 10 shtator, ndërsa e dyta një ditë më vonë, që të dyja në orën 18.00.
“Biletat për ndeshjen e dy ndeshjeve në shumën totale prej 10.00 KM për të dy ndeshjet mund ti blini në ambientet e klubit.
Biletat do të shiten për të dyja ndeshjet, me gjithsej 700 bileta të shtypura.
Ejani të shkruajmë së bashku historinë e klubit!”, shkruan mes të tjera në faqen e klubin boshnjak.