Besa Famgas e fiton turneun “Jeton Tërstena – Tota”

Hendboll

Besa Famgas e fiton turneun “Jeton Tërstena – Tota”

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 21:36
Besa Famgas e fiton turneun “Jeton Tërstena – Tota”

Besa Famgas e ka fituar turneun memorial “Jeton Tërstena – Tota”. Turneu kushtuar dëshmorit Jeton Tërstena është zhvilluar për dy ditë në Vushtrri.

Në finale, të dielën, Besa e Pejës e mposhti Trepçën me rezultat 35:19. Rezultati pas pjesës së parë ishte 20:8.

Ndërkohë për vend të tretë u takuan Vushtrria e Prishtina. Me një gol dallim, 31:30, fitoi Prishtina.

Skuadra prishtinase ishte në epërsi 17:13 pas pjesës së parë.

Ky turne u ka shërbyer skuadrave për të parë formën në prag të fillimit të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në hendboll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat