Kur mungojnë trajneret me apo pa arsye, drejtuesit e klubit të hendbollit Kastriotit të Ferizajt, bëjnë zgjidhje të shpejt dhe në kohë rekorde!
Trajneri i shkëlqyer i volejbollit, Arlind Ibrahimi, një djalë i vyeshëm e profesionist, për disa ditë e ka përgatitur në aspektin kondicional klubin e hendbollit Kastriotin e Ferizajt.
Ibrahimi njihet për disiplinë dhe punë të madhe dhe nëse ekipi i Kastriotit është sado kudo i përgatitur për edicionin e ri, është meritë e tij dhe askujt tjetër.
Nën urdhrat e tij stërviten hendbollistet e Kastriotit me kapitenen Vahide Gashi.
Është një rast i pazakontë në botën sportive, një trajner i volejbollit ushtron ekipin e hendbollit Kastrioti dhe sigurisht, ky mund të sjell edhe rezultate më të mira, pasi që Kastrioti në dy vitet e fundit është larg shumë larg nivelit të lojës, rezultateve!
Krejt në fund, si është e mundur që në fillim të përgatitjeve të mungojnë trajneret dhe të angazhohet një trajner i volejbollit, kjo është çështje që kryesia duhet të merret me seriozitet për faktin se Kastrioti është klub me 7 tituj në vitet e pasluftës.