Trepça e Mitrovicës ka synime të mëdha për edicionin e ri në elitën e hendbollit të Kosovës, e cila kërkon të jetë në garë për dy trofetë.
Mitrovicasit përforcohen me hendbollistin nga Tunizia, Yassine Ben Jouida.
Kryetari i klubit, Bujar Istrefi, ka prezantuar lojtarin.
“Yassine Ben Jouida lojtar i Trepçës.
Tuniziani ka arritur sot në Mitrovicë. Jouida ka ardhur si përforcimi i parë i huaj për këtë edicion.
Ne synojmë qe në këtë vit të jemi arrë e fortë në ligën tonë, përveç tunizianit do të ketë edhe lojtarë tjerë të huaj për këtë sezon”, njofton KH Trepça.