Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll (femrat), do t’i luajë dy ndeshje si vendas kundër ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Çairi.
Lajmi bëhet i ditur nga Faruk Shala, kryetrajner i Istogut.
Shala tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se kanë arritur marrëveshjen me klubin e Çairi, që dy ndeshje t’i luajnë në palestrën e sportit në Istog.
Ndeshjet zhvillohen me 15-16 tetor në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Evropës.