Prishtina është edhe më e fortë me hendbollistin Sergio Randerson.
Përforcimin me portugezin Randerson është edhe një paralajmërim se Prishtina ka synime të mëdha në edicionin e ri.
“Në Prishtinë ka arritur edhe Sergio Randerson, transferi i fundit (ndoshta jo i fundit) para fillimit të sezonit 2022/23.
Sergio është bek i djathtë dhe vjen nga liga e Portugalisë për të përforcuar qëllimet tona, të vendosura në fillim të kësaj sezone.
Tani na duhet përkrahja juaj, në çdo ndeshje, Pallati i Rinisë duhet të jetë i stërmbushur”, njofton KH Prishtina.