Klubi i hendbollit Vushtrria është i tronditur me vdekjen e papritur të trajnerit të tyre, Andon Boshkovski.
Ata përmes një komunikate i shprehin ngushëllime komunitetit të hendbollit.
“Dje me datë 23 shtator, ka ndërruar jetë trajneri ynë Andon Boshkovski.
Trajneri filloj punën me 17 shkurt, dhe prej asaj periudhe ne u shpallëm kampion të ligës së parë si dhe bashkë krijuam një ekip kompetitiv për vendet e para në Superligë.
Trajneri do të mbahet në mend përjetë në historinë e klubit, stafit si dhe lojtarëve të klubit tonë!”, shkruan në faqen e KH Vushtrria.