Prishtina përgatitet për derbin e fundjavës, ku do të përballet me Vushtrrinë, në kuadër të javës së tretë të elitës së hendbollit të Kosovës.
Bardhekaltrit synojnë fitore në duel me Vushtrrinë mjaft të papërshtatshme.
Kryetrajneri i Prishtinës, Verim Zerka, e di kah i vjen rreziku nga rivali.
"Koha për derbi.
Të shtunën, me fillim nga ora 19:00, në kryeqytet presim rivalin e vjetër, të rikthyer këtë vit në Superligën e Kosovës, KH Vushtrria.
Pra, si zakonisht, krejt Prishtina n'sallë, për të përkrahur djemtë e kryeqytetit për fitoren e radhës”, shkruan ë faqen e KH Prishtina.