Ferizaj kokulur në palestrën e sportit “Adam Wojcik Sports Hall” në Kobierzyce, duke pësuar humbje me rezultat 47:21 (23:5) nga ekipi KPR Gminy Kobierzyce e Polonisë, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës së EHF-it.
Dallimi në cilësi i madh!
Hendbollistet e Ferizajt vetëm në pjesën e parë shënuan 5 gola ose mesatarja 1 gol në çdo gjashtë minuta, statistikë katastrofale dhe për çdo kritikë.
As përforcimi me Vahide Gashi nga Kastrioti i Ferizajt, nuk iu kreu punë, e cila realizoi 4 gola dhe me shoqet e saja nuk patën forcë të shtyhen me rivalen.
Një dëshmi se me cilësi janë larg shumë larg me polaket
Pjesa e parë u përmbyllë me rezultat 23:5 për vashat polaket.
Në pjesën e dytë, polaket të kënaqura me rezultatin, paksa lëshuan ritmin e lojës.
Megjithatë ato fituan me 26 gola dallim (47:21) ndaj ferizajasve. Ferizaj pësoi debakël.
Patrycja Koziol është më efikasja të polaket, me gjithsejt 11 gola, e ndihmuar nga Katarzyna Cygan 5 gola etj..
Albulena Kelmendi shënoi 6 gola të Ferizaj, e cila është më efikasja. Ndeshja e dytë luhet nesër në 0rën 18.00 në Kobierzyce, Ferizaj pa gjasa!