Katër ndeshje na presin sot në kuadër të IHF Trophy për zonën evropiane. Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të jetë qendër e hendbollit.
Prej orës 12:00 luajnë Britania e Madhe dhe Bullgaria, në grupmoshën U20. E kësaj grupmoshe është edhe ndeshja Malta - Andorra, që nisë në ora 14:00.
Më pas janë dy ndeshjet e grupmoshës U18.
Nga ora 16:00 takohen Shqipëria dhe Britania e Madhe kurse prej orës 18:00 është ndeshja kryesore e ditës, Bullgaria - Kosova.
Para kësaj ndeshje bëhet hapja zyrtare e kampionatit.