Istogu synon kualifikimin 

Hendboll

Istogu synon kualifikimin 

Nga: K.G. Më: 11 tetor 2022 Në ora: 15:52
Istogu synon kualifikimin 

Kampionja dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu është gati për sfidën e parë evropiane, në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Evropës.

Hendbollistet e Istogut janë të përgatitura mirë për këtë sfidë.

Kryetrajneri Faruk Shala ka njohuri për ekipin e Çairit dhe e di nga i vjen rreziku.

Të dy ndeshjet luhen në Istog me marrëveshje të klubeve, e para luhet të shtunën dhe e dyta, të dielën, në orën 17.00.

“KHF Istogu ju fton në konferencën për media, në prag të dy ndeshjeve të EHF European Cup, që zhvillohen fundjavën e ardhshme, më 15 e 16 tetor 2022.

Konferenca do të fillojë në orën 11:00 në Hotel Prishtina International.

Përveç zyrtarëve dhe lojtareve të KHF Istogu, në të njëjtën konference do të paraqiten edhe ata të WHC Çair nga Shkupi”, njofton KHF Istogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat