Kombëtarja stërvitet në Podgoricë, atmosferë pozitive para ndeshjes me Malin e Zi!
Kombëtarja A e Kosovës në hendboll të martën ka udhëtuar për në Podgoricë.
Në orët e mbrëmjes, nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi, Kombëtarja jonë ka zhvilluar stërvitje në sallën ku të mërkurën nga ora 18:00 luhet ndeshja me Malin e Zi.
Është ndeshja e parë e kualifikimeve për Euro 2024.
Në Kombëtare atmosfera është shumë e mirë, ndërsa të gjitha janë të përkushtuar për të dhënë maksimumin në tentim për fitore.