Berisha: Do të provojmë

Hendboll

Berisha: Do të provojmë

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 22:16
Berisha: Do të provojmë

Rezultati në ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Sllovenisë do të varet shumë edhe nga forma e portierëve tanë. Në vitet e fundit portierët e Kombëtares së Kosovës në hendboll janë shquar me paraqitje të mira, ashtu si edhe lojtarët.

Haris Berisha është i bindur se portierët do të japin kontributin e tyre edhe në ndeshjet e para të kualifikimeve për Euro 2024.

“Do të provojmë që me koncentrimin, fokusin dhe qetësinë më të madhe që në ndeshjen që e kemi jashtë me Malin e Zi të arrijmë rezultat pozitiv, pasi loja në udhëtim është pak më e vështirë.

Me Slloveninë të gjithë e njohin kualitetin e tyre dhe e jona është që të koncentrohemi në sulm dhe në mbrojtje siç kemi vepruar në ndeshjet e kaluara që të arrijmë një rezultat çfarë e meritojmë”, ka thënë Haris Berisha.

Ndeshja Mali i Zi – Kosova është të mërkurën nga ora 18:00 në Podgoricë. Ndërkohë ndeshja Kosova – Sllovenia është të dielën në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat