Istogu përgatitet pr sfidën evropiane kundër skuadrës shqiptare Çair.
Të dy ndeshjet luhen në palestrën e sporteve në Istog, të shtunën dhe të dielën duke filluar nga ora 17.00.
“KHF Istogu të shtunën dhe të dielën fillon edicionin e EHF European Cup, është kjo hera e gjashtë me radhë që Istogu është përfaqësuesi kosovar në kupat evropiane.
Qytetarët Istogas gjithmonë kanë qenë krahu i djathtë i klubit të hendbollit Istogu, duke e përkrahur maksimalisht, andaj edhe kësaj here presim përkrahjen masive të të gjithë adhuruesve të hendbollit istogas dhe kosovar në përgjithësi, përkrahja juaj është motiv shtesë për ne.
Ju faleminderit, ju presim ditën e shtunë dhe të diel, në palestren e sportit në Istog. Bashkë drejt ëndrrës evropiane!”, njofton KHF Istogu.