Mali i Zi dhe Kosova do të ndeshen sonte (18:00) në arenën “Bemax Arena” në Podgoricë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024 në hendboll.
“Do të jetë një duel mes kombëtareve që ishin rivale në edicionin e kaluar të kualifikueseve të EHF-it për Euro, kur malazezët shënuan dy fitore, 32:25 në “Bemax Arena” dhe 27:22 në Prishtinë.
Salla e dytë më e madhe në kryeqytetin tonë sonte do të jetë arenë e përballjes mes Malit të Zi dhe Kosovë.
Skuadra e trajnerit Zoran Roganoviqit është favorite absolute”, shkruan mes të tjera mediumi malazeze “VIjesti”.
“Kosova nuk është e panjohur për ne, kemi luajtur edhe në kualifikimet e mëparshme.
Është një skuadër në nivelin e Greqisë, me lojtarë më të shkurtër, që nuk i nënshtrohen atmosferës së mirë dhe lojës luftarake të rivalëve”, ka thënë portieri malazez Nebojsha Simiq.