Kamp shumë i suksesshëm i Kombëtares U17!
Nën drejtimin e kryetrajnerit Mitat Ferati, hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës po punojnë me seriozitet maksimal në kampin që po mbahet në Gjakovë.
Ferati është shumë i kënaqur me punën që po e bëjnë vajzat, ndërsa vlerëson seriozitetin e tyre.
Kampi mbahet deri të premten, ndërsa do të shërbejë edhe për përzgjedhjen e ekipit për Evropianin e vitit të ardhshëm.
Është grumbullimi i parë i kësaj gjenerate në periudhën e Feratit.