Fitorja e parë për Kosovën U18

Hendboll

Fitorja e parë për Kosovën U18

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 22:05
Fitorja e parë për Kosovën U18

Të mërkurën u luajtën ndeshjet e radhës në IHF Tophy për zonën evropiane.

Në grupmoshën U18 u zhvilluan dy ndeshje.

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë. Ka mposhtur Shqipërinë me rezultat 43:10.

Dukshëm më tepër rivalitet ka pasur në takimin Bullgaria – Gjeorgjia. Me rezultatin 31:30 fitore ka shënuar Gjeorgjia.

Kështu gara për vendin e parë në grupmoshën U18 bëhet e fortë dhe e paparashikueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat