Fitore e thellë e Kosovës U20 ndaj Maltës

Hendboll

Fitore e thellë e Kosovës U20 ndaj Maltës

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 22:54
Kosova U20

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka shënuar edhe një fitore në IHF Trophy për zonën evropiane.

Të premten mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kosova U20 fitoi ndaj Maltës me rezultatin 44:28. Cilësia ishte dukshëm në anën e hendbollistëve kosovarë që në fund shënuan fitore të thellë.

Për Kosovën U20 është fitorja e dytë pas asaj të arritur të enjten ndaj Andorrës.

Po të premten, Bullgaria fitoi 46:23 ndaj Andorrës. Britania e Madhe ka fituar tri ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në grup me gjashtë pikë. Bullgaria dhe Kosova i kanë nga katër pikë. Malta i ka dy pikë, ndërsa Andorra është pa pikë.

Të shtunën janë ndeshjet e fundit. Britania e Madhe luan ndaj Andorrës nga ora 14:00 dhe pritet ta sigurojë titullin e kampionit. Ndërkohë Bullgaria dhe Kosova luajnë prej orës 18:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat