Istogu bën hapin e parë drejt rrethit të tretë të Kupës së Evropës

Hendboll

Istogu bën hapin e parë drejt rrethit të tretë të Kupës së Evropës

Nga: K. Goca Më: 15 tetor 2022 Në ora: 18:41
Pamje nga ndeshja

Istogu ka shënuar fitore me rezultat 34:33 (17:14) ndaj Çairit nga Maqedonia e Veriut, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll. 

Vashat e Istogut bëjnë hapin e parë drejt rrethit të tretë.

Pjesa e parë ka qenë dinamike dhe me rivalitet, me ndërrime të sheshta të rezultatit dhe nga fundi i pjesës së parë vashat e Faruk Shalës shkëputen në epërsi me tre gola (17:14).

Epërsi e mirë e  Istogut e cila u shtua në gjashtë gola (27:21), por që gati u shkri nga çairasit, duke e ngushtuar atë në 30;28 dhe fituan me 34:33. 

Istogu ka shënuar fitore të madhe dhe nesër e ka sfidën e radhës po me Çairin, pasi që me marrëveshje të dy takimet luhen në palestrën e sportit në Istog, ku sot ishin të pranishëm rreth 1.000 shikues. Dinarica me 8 gola është më efikasja të Istogu e Gulicoska me 10 gola të Çairi.

Ndeshja e dytë luhet menjëherë të dielën nga ora 17.00, po ashtu në Istog.

Istogu – Çairi 34:33

Istogu: Kelmendi, Luna 7, Dinarica 8, Pieres da Rocha 6, Limem 5, Milaniq 4, Hetemi 3, Shatri 1, Milatoviq, A. Rugova, Brahimaj, D. Rugova. Ferataj. Berisha, Ahmetxhekaj dhe Bytyqi.

Çauri: Kojoviq, Gulicoska 10, Xhamkiq 5, Gjorgjievska 7, Nikollovska 3, Rrahmani 3, Mikhelidze 1, Damcheska, Ramadani, Ramuko, Miftari, Rexhep, Chkhaidze, Filiposka 4, Aleksoska dhe Sali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat