Kombëtarja U20 e Britanisë së Madhe ka arritur sukses të madh në Prishtinë. Britanikët e rinj e fituan kampionatin IHF Trophy për zonën evropiane dhe do të paraqiten në fazën interkontinentale.
Britania e Madhe ka fituar katër ndeshje dhe ka ka shfaqur nivel të mirë të hendbollit.
Nga Prishtina, britanikët e rinj do të largohen me kupën e kampionit. Atë, kapitenit të Britanisë ia kanë dorëzuar presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe përfaqësuesi i IHF-së, Martin Gjeding.
Federata e Hendbollit të Kosovës e uron Britaninë e Madhe për suksesin e arritur në Prishtinë. Po ashtu i dëshiron suksese në IHF Trophy Intercontinental.