Kampionja e Kosovës, Istogu, sot synon kualifikimin në rrethin e tretë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat).
Hendbollistet e Istogut e njohin mirë ekipen shqiptare Çairi nga Maqedonia e Veriut.
Kampionja dhe fituesja e Kupës së Kosovës, mbrëmë ka shënuar fitore me rezultat 34:33 ndaj Çairit.
Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, beson e shpreson se me angazhim e një lojë të mirë, do të kualifikohen më tej.
“Sot ndeshja e dytë, me ndihmën tuaj mund t'ia dalim
Ndeshjen e parë me Çairin e fituam me një gol dallim. Ndeshja ishte e fortë dhe dramatike. Kemi bërë një hap, por fitoren duhet ta konfirmojmë sot nga ora 17:00.
E luajmë ndeshjen e dytë, prapë në shtëpinë tonë.
Që Istogu ta vazhdojë rrugëtimin evropian na duhet përkrahja juaj.
Prandaj merre shokun e shoqen, merre familjen dhe eja në palestër.
Për vajzat tona, për qytetin e Istogut.
Ju mirëpresim dhe ju falënderojmë paraprakisht”, njofton KHF Istogu.