Nuk rritet cilësia me çantambajtës dhe me individ që rrijnë në kafe e duke shtuar lloj - lloj fjalësh dhe përqeshur të tjerët! Hendbolli ka kulturë, ka traditë, nuk iu duhen çantambajtës dhe individ nëpër klube që përqeshin të tjerët dhe i ka dy fytyra!
Edi Kolgeci sot ka marrë për bazë shembullin e Britanisë së Madhe U20, se si ata për pak vite kanë krijuar një gjeneratë për lakmi dhe e fituan Kampionatin IHF Trophy për zonën evropiane, të cilët do të paraqiten në fazën interkontinentale në hendboll.
Kolgeci është me parime dhe asnjëherë nuk e ka veten në plan të parë, burrë i fjalë, sot dha një vërejtje në gjuhën diplomatike për ata që e kuptojnë.
Kosova nuk është në fazën fillestare me hendboll, por ka traditë dhe në vitet e 80-ta i ka mposhtur edhe kampionët e Evropës.
Zotëri Kolgeci e di mirë se brenda bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, ka anëtar të bordit që nuk e kanë në plan të parë ngritjen kombëtare të hendbollit por luftojnë për interesat personale dhe klubit.
E para, kemi klube që garojnë në garat evropiane dhe pësojnë humbje tronditëse me 25-30 gola diferencë dhe asnjëra nga klubet nuk e sheh të arsyeshme të bëjë analizën, si iu ndodhi ky turp por disa herë iu turren gazetarëve duke shtuar presionin që t’ua arsyetojmë debaklin dhe ekskursionin, dhe që e kanë turpëruar shtetin.
Besa Famgas e Pejës është në tjetër nivel të meshkujt, ka një organizim sikur edhe Istogu me zotëri Faruk Shalën, që e dominon hendbollin femëror.
Zotëri Kolgeci e di mirë edhe pse nuk e thotë hapur, e di mirë se disa të dështuar nuk merren me analizën se si dështuan por shkojnë nëpër kafiteri dhe përqeshin të tjerët! Nëse disa mendojnë se rritet niveli pa kërkuar llogari në dështime por vetëm duke marrë pas vetes ata që kurrë nuk janë marrë me sport por kanë pikur sikur prej qiellit, mendojnë se do të rritet cilësia, grahni, do të vijë dita që hendbolli do të mbetet në 4-5 klube!
Nuk iu duhen njerëz nëpër klube që përqeshin të tjerët dhe çantambajtësit apo edhe për ekskursione kur luani në ndeshjet evropiane! Mos trokitni në dyert komunës, se po të isha në vend të tyre asnjë centi nuk ia lëshojë! Krejt në fund, Ferizaj ka qenë tempull i hendbollit por sot as të meshkujt e as të femrat nuk janë askund, ashtu edhe Mitrovica, edhe Gjakova, ndërsa Gjilani ka mbaruar me hendboll.