Hendbollistet e Çairit janë kualifikuar në rrethin e tretë të Kupës së Evropës në hendboll, pas fitores me rezultat 33:26 (16:12) ndaj Istogut në ndeshjen e dytë që është luajtur të dielën.
Vashat nga Çairi u treguan më të mira nga minuta e parë e deri në fund, duke i dhënë leksion me rezultat 33:26 (16:12) kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës.
“Jam shumë e lumtur, pasi që u reflektua puna jonë e pandalshme që kemi bërë për këto dy ndeshje”, tha fillimisht kapitenia Leonora Rahmani për Open-TV.
“Duke parë punën dhe mundin që kemi bërë, kualitetin e ekipit, patjetër që kemi qenë optimist dhe nuk kemi dyshuar për këtë gjë. Do të thotë, kemi qenë shumë të sigurt për fitoren”, deklaroi Rahmani, e cila shënoi katër gola në këtë takim.