Veton Hysenaj po shkon rrugës së babait të tij, të të ndjerit Ahmet Hysenaj – Petrova. Veton Hysenaj është zgjedhur kryetar i ri i klubit të hendbollit Kastriotit të Ferizajt për veteran.
Duhet theksuar se Ahmet Petrova me dekada ka qenë veprimtar i shquar i hendbollit, shumë vite kryetar i KH Kastriotit meshkujt dhe femrat.
“U mbajt mbledhja e radhës e KH Kastriotit – veteranët, ku u përkujtua kryetari i ndjerë z. Ahmet Petrova për kontributin e dhënë në hendbollin e Kosovës dhe ferizajas. Ndërkaq, për ta respektuar personalitetin e babait të tij,
Veton Hysenaj asnjëherë nuk u kursye për ta përkrahur klubin.
Prandaj Klubi KH Kastrioti – veteranët me unanimitet e zgjodhën kryetar në mandat 4 - vjeçar z. Veton”, njofton KH Kastrioti – veteranët.