Hendbollistet e Çairit pas suksesit evropian në Kosovë, ku siguruan një vend në turin e tretë të Kupës së Evropës, iu rikthehen detyrave vendore dhe sot do të mirëpresin skuadrën e Champion në një ndeshje të Ligës së Femrave.
Trajneri i portierëve Gafur Hasani pret vazhdimin e rezultateve pozitive.
“Po, tani pas triumfit ndaj Istogut në Kosovë jemi shumë të motivuar edhe në ndeshjet e kampionatit. Sot na pret një lojë e vëhtirë, por unë kam besim të madh te hendbollistet tona se do të shënojnë një fitore të re”, deklaroi për Open-TV, Hasani.
Ndeshja WHC Çair-Champion do të filloj në orën 17:30 minuta.