Klubi i basketbollit i femrave, Flamurtari ka triumfuar në Superkupën Mbarëkombëtare për femra, ku në finale vashat nga Vlora mposhtën Bashkimin me rezultat 65:61.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 32:20, respektivisht çereku i parë me rezultat 20:9 dhe i dyti me rezultat 12:11.
Çerekun e tretë e nisën më mirë basketbollistet e Bashkimit, ku kryesonin 29:16, por nuk arritën ta mbajnë atë ritëm edhe në çerekun e katërt, pasi shifrat tregonin 17:12 në favor të Flamurtarit.
Në dhjetë e minutat e fundit u zhvillua ndeshje shumë interesante dhe dramatike, ku fituesi u vendos në çastet e fundit, e ku më të mira ishin vashat nga Vlora që triumfuan 65:61.
MVP e Superkupës Mbarëkombëtare është shpallur Tea Memushi e Flamurtarit. Kupën kapitenes ia dorëzoi Kryetari i Bordit Drejtues të Ligës Unike, Ilir Trebicka.