Shehadin Zenuni jep dorëheqje nga klubi i hendbollit Prizreni (meshkujt) dhe ka treguar edhe arsyet pse e mori këtë vendim.
Zenuni tha se pa se nuk ka përmirësim të situatës dhe nuk i mbetet gjë tjetër.
“Shenjat te mossuksesit janë të qarta.
Shumë njerëz me thanë ‘rri bre e ke rrogën e mirë’. Vërtet me pas mundësi i kisha paguar njerëzit të me kuptojnë.
Pas saktë dy muaj punë u largova. Unë vendosa të tërhiqem një javë më herët por me insistimin e kryetarit vendosa të kthehem vallë mos po përmirësohet situata, por kotë. Arsyeja e largimit ishte se nuk isha i kënaqur me lojtar. Fillimisht me sjelljet e tyre. Një atmosferë mes lojtarëve shumë e rrallë çfarë unë nuk jam mësuar me pa.
Klubi përbëhet prej lojtareve të gjeneratave të ndryshme prej 15 deri 33 - vjeçarë. Të gjithë lojtar fatkeqësisht janë të dëmtuar, të dëmtuar në aspektin e arritjes elementare në lojën e hendbollit. Edhe pse shumë të mangët në mundësi të tyre teknike, sjelljet e tyre dhe disiplina në loje ishin nen zero. Tek njerëzit me principe këto gjëra nuk kalojnë.
Xhelozia, syfaqësia, sharje, shpifjet dhe shumë sëmundje të tjera prej të cilave duhen mjekuar ata djem. Nëse dojmë arritje të rezultateve patjetër duhet t’i kthehemi punës afatgjate dhe analizave të shpeshta në cikël. Unë mbas dy muaj punë e vërejta se ky rritem nuk na dërgon askund, prandaj u largova. Vetëm puna me grupmosha të reja sjell dobi. Duhet kuptohemi se për arritjen e rezultateve në sport duhet patjetër të përmbushen kushtet e sportit që i kërkon. Nuk ka alternativë, nuk ka aty intervenime, as qe ka tolerime.
Nuk mund të gjesh prushin në ujë, nuk mundet, kjo është absolut. Pa ato kushte sporti mund të zhvillohet por jo edhe të përparojë. Mendoj se këto dy gjëra njerëz të kryesive të klubeve i kanë anashkalu.
Nuk mund të qëndrojmë 15 vite në klube e tani të zgjohemi prej gjumit ‘valla s’po shkon kështu’. Shumë njerëz ketë model e përdorin për interesat personale, prandaj jemi ku jemi. Kemi lojtar 28-vjeçare me cilët duhet te punosh si me një fëmijë 12-vjeçare. fëmijët janë të sakatosur. Mendoj se njerëzve të sportit i mungojnë ligjëratat sociologjike. E hendbollit i duhen reforma të shëndosha.
Nuk guxojmë të mashtrohemi me përparimin e vogël të reprezentacionit, sepse ne do të luajnë lojtar të huaj, jo lojtar prej kampionatit vendor. Ne duhet të punojmë për ngritjen e cilësisë së kampionatit vendor. Ekzistojnë metoda të shumta, por duhet vullnet të mirë. Mund t’i shfrytezojmë njerëz në diasporë nëse ne nuk mundem. Kemi shumë njohës të hendbollit në diasporë si Taip Ramadani dhe shumë të tjerët. Suksesi i përbashkët vjen kur njerëzit e kuptojnë se interesa të hendbollit kosovar duhen të jenë para interesave personale.
Ende tek ne ekziston kompleksi se nëse dikush largohet prej kryesisë ose prej trenerellëkut bëhet tërmeti. Njerëz duhen të jenë real, nëse nuk je i dobishëm nuk je i përjetshëm në klub. E falënderoj kryetarin Surija Shalqini për mirëkuptim dhe bashkëpunim të mirëfilltë”, thotë Zenuni për gazetën kombëtare “Bota sot”.