Skuadra finlandeze, IFK Handball Helsinki, ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 28:27 ndaj kampionit të Kosovës, Besa Famgas, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt).
Besa e Pejës ka treguar lojë jashtëzakonisht në fillim të pjesës së parë, duke udhëhequr me 1:4 dhe 2:5.
Me kalimin e minutave, Besa shkëputet në epërsi me pesë gola (3:8) dhe në fund të pjesës së pari ajo ngushtohet në 1 gol (12:13).
Pjesa e dytë me ritëm, 13:13, 14.13, 15:15, 15:16, 16.16, 17:16.
Pjesa e dytë me rivalitet të madh dhe pejanët luftonin me gjithë arsenalin ndaj ekipin finlandez.
Në minutën e 51-të, vendasit kalojnë në epërsi me 3 gola (25:22).
Pejanët pësuan humbje me rezultat të ngushtë me 28:27.
IFK Handball Helsinki - Besa 28:27
IFK Handball Helsinki: Alander, Knopinskii 9, Rolo 6, O. Udd 5, Reenpaa 2, A. Udd 2, Gronmark 1, Semenov 2, Koskela, Hagström, Adamson 1, Suopajärvi, Tsitou, Leppänen, Meinander.
Besa: Luzha, Gjuka 8, Alonso 5, Majiq 4, Vokshi 5, Prçe 3, Mushkolaj, Terziqi, Shabanoviq 2, Tafilaj, Muqolli, Beqiraj.