Shabani: Ka përmirësime të ndjeshme nga loja e parë

Hendboll

Shabani: Ka përmirësime të ndjeshme nga loja e parë

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 18:55
Shabani

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka luajtur të dielën ndeshjen e dytë përgatitore me Greqinë. Kombëtarja jonë është paraqitur pa kapitenen Leonora Demaj, që ka pushuar për shkak të një shqetësimi në krah.

Vajzat tona kanë humbur për një gol, 25:24, por paraqitja është vlerësuar shumë pozitive nga selektori Agron Shabani.

Kombëtarja jonë edhe të shtunën luajti ndeshje përgatitore në Selanik, ndërsa kthimi për në Istog është sot.

“Kemi luajtur shumë mirë, ndonëse kemi pësuar me një gol dallim, 25:24. Kanë ndikuar natyrisht disa vendime të gjyqtarëve, por për ne me rëndësi ka loja, jo rezultati. Kapitenja Demaj ka pushuar, ndërsa janë aktivizuar të gjitha lojtaret tjera. Të gjitha janë paraqitur shumë mirë.

Ka përmirësime të ndjeshme nga loja e parë, sidomos në mbrojtje. Tani i kemi edhe tri ditë në dispozicion për të bërë përmirësime tjera para ndeshjeve me Ishujt Faroe. Në përgjithësi jam shumë i kënaqur. Ishin dy ndeshje të mirëseardhura dhe që i kemi shfrytëzuar maksimalisht”, ka thënë selektori Shabani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat