Rahoveci lufton por nuk ia del në ndeshjen e parë evropiane 

Hendboll

Rahoveci lufton por nuk ia del në ndeshjen e parë evropiane 

Nga: K. G. Më: 30 tetor 2022 Në ora: 19:34
Pamje nga ndeshja

Rahoveci ka pësuar humbje me rezultat 33:29 nga Karvina, në takimin e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt). 

Ekipi çek arriti fitore pas një loje të luftuar deri në fund.

Rahoveci e nisi për mrekulli, duke avancuar me 3:1, 4:1, por përvoja e mysafirëve e bëri të veten. 

Karvina barazon 4:4, pastaj shkëputen në epërsi deri në fund të pjesës së parë me 4 gola (13:17).

Në pjesën e dytë, lojë e mirë, në një moment mysafirët udhëheqin me 7 gola (20:27).

Rahoveci nuk u dorëzua në asnjë moment, luftojë deri në fund, duke e ngushtuar rezultatin në 27:31.

Karvina ka shënuar fitore me rezultat  33:29 ndaj Rahovecit.

Rahoveci – Karvina 29:33
Palestra e sporteve “Mizair Isma” në Rahovec.
Rahoveci: Curri, Pablo Pires 3, Marley De Carvalho 7, Isufi 3, Kusari 6, Haziri 5, Luzha 3, Rama 1, Zllanoga, Kadiri, Haxhimeri, Tanushi, Osa 1, Hoti, Shabani dhe Cena. 
Karvina: Brychlec, Patzel 4, Skalicky 4, Nantl 6, Solak 3, Siroky 3, Placek 4, Pelak 2, Harabis 2, Cadra 1, Fulnek 3, Ptachnik 1, Franc dhe Mira.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat