Kapitenja Leonora Demaj është kthyer në Kombëtaren e Kosovës pas tri vjetësh.
Për më tepër Demaj do të luaj për herë të parë në Istog, prej nga edhe e ka prejardhjen. Hendbollistja që bënë karrierë në Danimarkë pret përkrahje nga familjarët e saj, nga istogasit por edhe nga hendbolldashësit nga e gjithë Kosova.
Demaj ka shkëlqyer të shtunën në ndeshjen përgatitore ndaj Greqisë. Të dielën pushoi për shkak të një shqetësimi. Por do të jetë e gatshme dhe maksimalisht e motivuar për ndeshjet kualifikuese me Ishujt Faroe që luhen të enjten dhe të shtunën.
“Jam shumë e kënaqur që i jam bashkuar Kombëtares dhe që po kthehem pas tri vjetësh.
Na presin dy ndeshje të vështira, por nëse e japim maksimumin dhe ndihmojmë njëra-tjetrën atëherë kemi shanse. Po ashtu na duhet përkrahja e madhe e shikuesve, që nuk dyshoi se do të jetë e tillë”, ka thënë Leonora Demaj.
Asaj i ka munguar Kosova.
“Më ka munguar shumë të luaj për Kosovën. Më ka munguar edhe publiku që e kemi lojtarin e tetë”, thotë kapitenja jonë.