Hendbollistet Albina Rugova, Blerta Ahmetxhekaj, Yllka Shatri dhe Natalija Milatoviq paraqiten në shtëpinë e tyre të dytë, palestrën e qytetit në Istog. Ato janë pjesë e KH Istogut.
Shkurta Mehmeti është pjesë e KH Prishtina. Të gjitha janë të përkushtuara për të dhënë maksimumin për Kombëtaren e Kosovës.
Këto, bashkë me vajzat tjera të Kombëtares sonë presin përkrahje të madhe nga tribunat.
Ndeshjet kualifikuese me Ishujt Faroe zhvillohen të enjten e të shtunën (19:30).