Kombëtarja e Kosovës ka bërë hapin e parë drejt kualifikimit në rrethin tjetër të Kampionatit Botëror.
Fitorja e mbrëmshme e Kosovës me rezultat 27:24 ndaj Ishujve Faroe, e ka gëzuar shumë edhe hendbollisten shqiptare nga qyteti i Gostivarit, që jeton e vepron në Gjermani dhe paraqitet në Bundesliga III për ekipin Wurm - Mitte.
Beba ka përgëzuar hendbollistët Dardane për angazhim dhe lojë të mirë po ashtu edhe qytetarët e Istogut që e mbushën palestrën pëplot në Istog.
“Kombëtarja ka treguar lojë të mirë. Mbrojtja ka funksionuar super. Agron Shabani është selektor i mirë.
Një fitore me shije të ëmbël, që nëse luajnë edhe në takimin e radhës kësisoj mund të fitojnë edhe më bindshëm. Kjo fitore është një infuzion, iu është dashur që moti.
Vashat na bën krenar me këtë fitore por duhet të janë me këmbë në tokë dhe mos të marrim si çështje e kryer takimin e kthimit.
Të tregojnë angazhim, të jenë të vëmendshme dhe të arrijnë edhe fitoren e radhës”, tha Beba për gazetën kombëtare “Bota sot”.