Rahoveci ka pas një pjesë të parë shumë të dobët dhe një pjesë të dytë fantastike ndaj ekipit nga Republikan e Çekisë, Karvina.
Vendasit shënuan fitore me rezultat 32:29 ndaj Rahovecit, në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll.
Rahoveci edhe pse u eliminua, meritojnë komplimente për angazhim dhe paraqitje dinjitoze.
Karvina në pjesën e parë udhëhoqi me 19:10, por ndodhi mrekullia në pjesën e dytë dhe barazohet rezultati 26:26 në minutën e 50-të, pastaj 27:27. Një finish dramatik, me emocione në mesin e tifozëve, por Karvina ngadhënjen me 32:29.
Jan Placek me 9 gola është shënuesi më i mirë të vendasit.
Ndeshja e parë djelmoshat e Rahovecit e humbën me 33:29 në palestrën “Mizair Isma”, kësisoj eliminohen nga garat evropiane.
Përbërja e Rahovecit: Arbër Curri, Adonis Isufi 7 gola, Marley De Carvalho 8, Alban Haziri 6, Çlirim Rama 4, Meulan Zllanoga, Mali Lizha 3, Besmi Haxhimeri, Pablo Pires, Besmir Kusari, Ardian Osa 1, Sadedin Cena dhe Florid Shabani.