Gjyqtarët e Kosovës, Eshref Beqiri dhe Ilir Krasniqi, sot kanë referuar ndeshjen ndërkombëtare në Ljubuski të Bosnjës dhe Hercegovinës.
HC Izvidac nga Bosnja u ballafaquar me MSK Povazska Bystric nga Sllovakia, duke e mposhtur me rezultat 36:32, në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Evropës.
Skuadra sllovake falë fitores në takimin e parë, kualifikohen më tej.
Në palestër ishte i pranishëm edhe Flamuri i Kosovës krahas atij të Bosnjës, Sllovakisë dhe Mali i Zi, kjo e fundit e njeh shtet Kosovën.
Beqiri dhe Krasniqi e ndanë drejtësinë me autoritet.