Kapitenja Leonora Demaj dhe zëvendëskapitenja Njomza Kelmendi udhëhoqën Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e dytë ndaj Ishujve Faroe.
Hendbollistja Demaj me 11 gola dhe portierja Kelmendi, mbajnë vulën e kualifikimit.
Demaj ishte pakapshme për Ishujt Faroe, ndërsa Kelmendi ka pritur shumë goditje të hendbollisteve.
Kosova edhe pse humbi sonte me rezultat 29:28 nga Ishujt Faroe në palestrën e sportit në Istog, falë fitores në ndeshjen e parë me 27:24 kualifikohen në raundin e dytë të Kampionatit Botëror.
Demaj e Kelmendi, janë shtylla e kombëtares, më të merituarat që sonte Kosova shkoi më tej.