Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, të martën e mëson kundërshtarin në raundin e tretë të Kupës Evropiane.
Shorti tërhiqet prej orës 11:00 në Vjenë.
Në raundin e dytë, Besa Famgas e eliminoi skuadrën finlandeze Helsinki. Në raundin e tretë skuadra pejane ka qenë edhe në të kaluarën.
Në raundin e tretë garojnë 32 skuadra, ndërsa Besa nuk është bartëse në short.
Skuadra nga Austria, Kroacia, Qipro, Çekia, Estonia, Greqia, Izraeli, Italia, Norvegjia, Sllovenia, Sllovakia, Suedia dhe Turqia mund të jenë kundërshtar të Besës.
Ndeshjet e para luhen më 3/4 dhjetor, kurse ato të kthimit një javë më vonë.