Kroacia ka barazuar me rezultat 26:26 me Zvicrën, në xhiron e fundit të grupit A në Kampionatin Evropian të hendbollit për Femra.
Kroatet shkuan në pushim të pjesës së parë me dy gola epërsi (14:12) dhe vazhduan me të njëjtin ritëm në fillim të pjesës së dytë.
Dhjetë minuta para fundit avancuan me tre gola (22:19).
Në minutat e fundit zviceranet befasuan me lojë të mirë dhe përmbysin rezultatin dhe kaluan në epërsi 23:24.
Në fund kroatet barazuan rezultatin.
Katarina Pavlloviq me 5 gola është më efikasja të kroatet dhe Mia Emmenegger me 7 gola të Zvicra.
Norvegjia kryeson me 4 pikë (një ndeshje me pak), pasojnë Kroacia me 3, Hungaria (një ndeshje me pak) 2 dhe Zvicra një pikë.