Për gënjeshtra padyshim se serbët do të dalin kampion të botës! Sidomos mediumet serbe janë të njohura për propagandë të fëlliqur, e paskan zbuluar “ujin e ftohtë” në ndeshjen kundër Sllovenisë.
Sipas tyre, është spiunuar Serbia dhe humbi nga Sllovenia me rezultat 27:24.
Sa skandaloze janë mediat serbe dhe sa larg shkojnë, duke mashtruar veten.
“Zbulohet se si Sllovenia regjistroi fshehurazi stërvitjen e hendbollisteve tona!
Kryetarja e Federatës së Hendbollit të Serbisë, Milena Deliq, ka zbuluar se nikoqirja e Kampionatit Evropian, Kombëtarja e Sllovenisë, ka spiunuar Serbinë.
Një skandal i rëndë trondit kampionatin europian të hendbollit”, shkarravit media serbe “Kurir”.
“Mirëpo, pas disfatës ndaj mikpritësve, dolën në sipërfaqe detaje skandaloze që ndikuan në rezultatin e ndeshjes.
Domethënë, Sllovenia nuk zgjodhi mjetet për të arritur qëllimin. Pritësi regjistroi në fshehtësi stërvitjen e fundit të përzgjedhjes serbe, ku u përgatitën taktikat për ndeshjen vendimtare, megjithëse kjo është rreptësisht e ndaluar shkruan më tej.
“Më vjen keq sepse deri më tani kemi pasur rezultat 3:0 me Slloveninë në garat e mëdha.
Më vjen keq edhe më shumë kur skuadra kundërshtare regjistron seancat stërvitore, ku nuk ka kamera, por telefon dhe iPad. janë ngritur për të na regjistruar”, ka thënë Jeena.