Të gjithë e dijnë se hendbolli ka humbur shikueshmërinë dhe humbja e shikueshmërisë ka një emër:
Pa u këndellur qendrat e hendbollit, si Ferizaj dhe Mitrovica, vuajtja për shikues do të jetë edhe për një kohë të gjatë. Pa cilësi, qytetari i Ferizajt dhe i Mitrovicës, as që do me pa palestrën në qytetet e tyre.
Me Kastriotin dhe Trepçën e fortë, me ekipe ashtu si iu ka hije, atëherë do t’i kemi 2-3 mijë shikues në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj dhe “Minatori” në Mitrovicë, pa e harruar palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Palestra e sportit “Jeton Tërstena - Totta” sonte vlonte nga shikueshmëria, më në fund i dha shpirt hendbollit. I dha një krenari një sportit që ka traditë.
Vushtrria është qytet që e do hendbollin! Edhe Federata e Hendbollit e Kosovës, duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë, ta ngulit në kokën e saj, se pa u ringjallur ashtu si duhet hendbolli në Ferizaj dhe në Mitrovicë, aty ku është bërthama, zor që do të ketë shikues, por do të ketë rrallë e për mall siç ishte sonte në Vushtrri, pa harruar edhe të femrat Istogun, një klub model dhe në ndeshjet derbi, me mbi një mijë e deri 1800 shikues në palestër.
Vushtrria sonte mposhtet me rezultat 23:24 nga Trepça, por fitoi në aspektin e shikueshmërisë,
iu tregoi komunitetit të hendbollit dhe FHK-së, se ky qytet e ka për zemër hendbollin.
Iu tregoi se aty ka tifozeri, aty ka dasëm hendbolli dhe është mëkat që Vushtrria nuk ka ekip për titull.