Nesër fillon shkollimi i trajnerëve, ceremonia në ora 15:00!
Të premten (nesër) fillon shkollimi i trajnerëve të hendbollit tonë.
Zhvillohet moduli i parë, sipas RINCK Konventës, programit ndërkombëtar për shkollim të trajnerëve të hendbollit. Fillimi solemn i shkollimit do të bëhet në ora 15:00 në kolegjin AAB.
Shkollimi i trajnerëve bëhet në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës.
Do të ligjërojnë ligjërues vendorë dhe të huaj, ndërsa interesimi i trajnerëve të rinj është i kënaqshëm.