Vëllaznimi i Gjakovës ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 32:31 ndaj Deçanit.
Ky ishte derbi i skuadrave fqinje në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Ish trajneri dhe ish hendbollisti i Vëllaznimit, Uran Luzha, ndihet krenar me djelmoshat e Vëllaznimit.
“Djem me zemër të madhe që japin maksimumin për Klubin e zemrës. Faleminderit djem për angazhim.
Faleminderit tifozeria më e mira në shqiptari”, ka shkruar Luzha në profilin e tij në facebook.