Skuadra shqiptare, Çairi, humbi nga ajo izraelite Maccabi Arazim Ramat Gan, me rezultat 33:30 në ndeshjen e parë të xhiros së tretë të Kupës së Evropës në hendboll.
Trajneri i Çairit, Bastri Latifi, është shprehur i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, duke theksuar se do të përgatisin një taktikë të re për ndeshjen e kthimit.
“Ne dhamë maksimumin, por për ndeshjen e dytë do të provojmë diçka në lojë”, tha mes të tjera Latifi për “24 rakomet”
Ndeshja e kthimit mes Maccabi Arazimit dhe Çairit do të luhet të shtunën më 10 dhjetor në ora 18:00.