Nihed Limem, hendbolliste e kampiones së Kosovës, Istogu, është operuar. Lajmi konfirmohet në faqen e klubit të Istogut.
“Nihed Limem është operuar sot si pasojë e një lendimi
Hendbollistja jonë më e re Nihed Limem kishte pësuar një lendim në ndeshjen ndaj skuadrës Maqedonëse ZRK Gjorgje Petrov që në dukje të parë nuk u duk aq i rendë, por që megjithatë duhej ndërhyrja kirurgjike e mjekëve ortoped për sanimin e lëndimit.
Operacioni i saj është kryer sot me plot sukses dhe hendbollistes sonë Nihed Limem i duhen disa muaj për t’u rikthyer.
Limem-it i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë dhe rikthim pranë shoqeve të skuadrës.
Paq fat Nihed!”, shkruan në faqen e KHF Istogu.