Skuadra shqiptare, Çairi, synon mrekullinë sonte (18.00) në Tel Aviv të Izraelit.
Vashat e Çairit luajnë ndeshjen e kthimit, ndaj Maccabi Arazim Ramat Gan.
Ballafaqimin e parë e fituan izraelitet në Shkup me rezultat 33:30, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll.
Vashat e trajnerit Bastri Latifi kërkojnë të përmbysin këtë rezultat por që do të kenë shumë vështirë.