Në ditët e fundit të dhjetorit do të grumbullohen hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës. Ky do të jetë grumbullimi i dytë në kuadër të përgatitjeve dhe përzgjedhjes së ekipit për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Kryetrajneri Granit Sahiti ka përfshirë në listë 21 lojtare. Ato prej 26 deri më 30 dhjetor do të kenë program të ngjeshur me stërvitje. Grumbullimi mbahet në Ferizaj.
Shumica e lojtareve janë të klubeve të vendit, ndërsa thuajse të gjitha tashmë janë pjesë e skuadrave seniore dhe luajnë në Superligë. Një lojtare vjen në grumbullim nga Suedia.
Kombëtarja U19 ka pasur një grumbullim shumë të suksesshëm muaj më parë, ndërsa avancimi pritet të jetë evident edhe pas grumbullimit të dytë.
Në javën e fundit të dhjetorit grumbullohet edhe Kombëtarja U17.
Lista e lojtareve
1. Selvije Mullakadriu KHF Vëllaznimi
2. Marisa Berisha KHF Shqiponja
3. Blenarda Bytyqi KHF Istogu
4. Elma Hoda KHF Shqiponja
5. Fatime Basholl iKHF Samadrexha
6. Flaka Hoti KHF Ferizaj
7. Mirjeta Dinolli KHF Ferizaj
8Arlinda MalokuKHF Samadrexha
9. Elsa Dana KHF Vëllaznimi
10. Ermira Berisha KHF Prishitina
11. Klea Ajvazi KHF Prishtina
12. Sumea Sadiku KHF Ferizaj
13. Erëza Tafilaj KHF Dukagjini
14. Elsa Kongjeli KHF Ferizaj
15. Ariona Dushica ASK-SWEDEN
16. Agnesa Hysa KHF Vushtrria
17. Alba Bardhi KHF Vëllaznimi
18. Elena Bytyqi KHF Ferizaj
19. Elona Hyseni KHF Prishtina
20. Eliona Brahimaj KHF Istogu
21. Eliona Maksuti KHF Kastrioti
Stafi teknik
Granit Sahit Kryetrajner
Fatmire Basholli Trajnere
Kujtim Rizani Fizioterapeut